Pakistani goditet nga tërmeti, 13 të vdekur

Pakistani goditet nga tërmeti, 13 të vdekur

Një tërmet prej 6.5 shkallësh ka goditur Pakistanin dhe Afganistanin, duke lënë të vdekur të paktën 13 persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë në të dyja shtetet, thanë zyrtarët. Autoritetet po përballen me vështirësi për të mbledhur të dhëna për viktimat dhe dëmet në zonat e largëta. Tërmeti goditi këtë rajon në Azinë Jugore në orët e vona të së martës, duke bërë që banorët të dilnin nga shtëpitë e tyre. Shërbimi Gjeologjik amerikan tha se epiqendra e tërmetit ishte 40 kilometra në juglindje të qarkut Jurm, në rajonin malor afgan Hundukush, që gjendet në kufi me Pakistanin dhe Taxhikistanin. Dridhjet e tokës u ndien në një perimetër të madh. Rajoni që u godit nga tërmeti gjendet në një zonë me aktivitet të lartë sizmik.

LEXO EDHE:

Back to top button