Pamje: E godet kamerierin që deshi ta largonte pas grindjes me vajza, pendohet keq
Një përleshje fizike mes një kameriere dhe një klienti ka ndodhur në një restorant në Atlanta të ShBA-së. Pamjet nga përleshja u shpërndanë në rrjetet sociale.
Një video e publikuar nga ATL Uncensored ka marrë mbi 18.000 pëlqime dhe është shpërndarë më shumë se 2.800 herë deri të hënën pasdite, shkruan Fox News.
Pamjet shfaqin dy gra duke u grindur me një burrë në lokalin “Waffle House”. Pas grindjes pason përleshja mes kamerierit dhe burrit që po grindej me gratë.
Pas grindjes, kamerieri i vjen nga pas klientit dhe e kap për ta nxjerrë jashtë me forcë. Klienti e godet një herë në fytyrë, por pastaj kamerieri reagon shpejt dhe e godet disa herë burrin që po refuzonte të largohej. Videoja ndërpritet aty dhe nuk dihet qartë epilogu i përleshjes.
Waffle House on Buford Hwy was turnt 🧇 pic.twitter.com/Zxi2Wpd2Ew
— ATL Uncensored (@ATLUncensored) September 5, 2021