Tajson Fjuri, pas boksit mund të nis karrierën në MMA

Xhon Fjuri, babai i boksierit britanik Tajson Fjuri, kampion bote në peshën e rëndë, ka deklaruar se djali i tij ka plane për të lënë ringun dhe dueluar në kafaz në të ardhmen.

“Tajsoni ka vullnet, është i shpejtë, lëviz mirë, grushton fort dhe në rast se gjen një trajner të mirë, atëherë ai mund të arrijë mjaft suskes edhe në kafaz”, tha mes tjerash Xhon Fjuri.

“Pyesni më mirë Darren Till, që ka punuar me Fjurin. Tajsoni ka gjunjë të fortë, lëviz mirë bërrylet, natyrisht bokson fort dhe mund të durojë goditjet e rivalëve. E kam parë të zhvillojë disa duele MMA-je dhe është i jashtëzakonshëm. Atij i pëlqen MMA-ja dhe besoj se do ta shihni edhe aty”, tha në fund Xhon Fjuri.

Ndryshe Tajson Fjuri është stërvitur disa herë me sportistë të MMA-së.

LEXO EDHE:

Back to top button