Ronaldo që tani e di se kush do të jetë kampion në Seria A

Legjenda e futbollit, braziliani Ronaldo ka dhënë një deklaratë  të fortë për mediat italiane.

Braziliani ka folur në një intervistë për “Gazzeta dello Sport”,ku ka treguar emrin e ekipit favorit që ta fitojë edicion 2021/22 në Serie A.

Kush do ta fitojë Scudetton?

Unë jam Interist, mbajë një raport të veçantë me Interin dhe do të doja që ata të fitonin gjithmonë. Kampionati i fundit ishte i mrekullueshëm, “ne” ndërpremë serinë e fitoreve të Juventusit, do ta mbajmë mend për një kohë të gjatë.Shumë keq që Lukaku është kthyer në Angli, por është e vështirë të rezistosh kur thërrasin klubet kryesore të Premier Ligës. Çellsi ka përdorur të gjithë fuqinë e vet financiare për transferimin e tij.

 

Nuk iu përgjigjet pyetjes, le të provojmë përsëri: kush do ta fitojë Scudetton?

Po, për mua favoriti i madh është akoma kampioni aktual i Italisë, Interi. Lukaku është larguar, por skuadra mbetet e fortë dhe e ekuilibruar. Interi ka blerë Xhekon dhe ka kryer edhe blerje të tjera të rëndësishme, ka shumë të rinj interesantë në grup”, përfundoi Ronaldo Nazario.

LEXO EDHE:

Back to top button