Pamje nga vizita që ambasadorit rus u bëri forcave serbe në kufi me Kosovën

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Alexander Botsan Kharchenko, gjatë ditë së sotme ka vizituar pikëkalimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, në Jarinjë.

Sipas mediumit Kosovonline, Kharchenko ka thënë se Rusia i mbështet pozicionin e Beogradit, teksa thotë se kjo situatë po shihet si shqetësuese në Moskë.

“Në Moskë, kjo situatë është shqetësuese,” tha ambasadori rus.

Për të shtatën ditë me radhë serbët janë duke protestuar në Jarinjë dhe Bërnjak si shenjë kundërshtimi ndaj reciprocitetit për targat serbe të vendosur nga Qeveria e Kosovës.

Në vijim pamje nga vizita:

LEXO EDHE:

Back to top button