Pamjet e një beteje me armë në një lagje të Rio de Janeiro

Pamjet e një beteje me armë në një lagje të Rio de Janeiro

Tetëmbëdhjetë njerëz vdiqën gjatë një bastisjeje të policisë në një komunitet me të ardhura të ulëta në Rio de Janeiro, Brazil, më 21 korrik.

Autoritetet thanë se 16 kriminelë të dyshuar u vranë në përleshjet me policinë e armatosur rëndë në Favela Complexo do Alemao, raporton AP, dhe një oficer policie dhe një grua vdiqën, gjithashtu.

Bastisja kishte në shënjestër një grup kriminal që vodhi makina, grabiti banka dhe pushtoi lagjet aty pranë, tha policia, për AP.

AP raporton gjithashtu se policia përdori helikopterë në bastisje.Siç raportohet, përafërsisht 400 oficerë, katër fluturake dhe 10 automjete të blinduara u dërguan në bastisjen e lagjes, shkruan Business Insider.

Ndërkohë pamjet në mediat sociale treguan përleshje me armë midis policisë dhe kriminelëve të dyshuar dhe të shtëna ndaj një helikopteri policie.

Banorët e kësaj lagje, një nga më të mëdhatë në Rio de Zhaneiro, të kapur nga zjarri protestuan me flamuj të bardhë.

Ata kërkuan t’i jepet fund dhunës së ushtruar në komunitetin e tyre.

Dhe sulmi ka ngjallur kritika ndaj forcave policore të Rios.

Kjo bastisje nuk është e para e këtij lloji, me Amnesty International Brazil që deklaron se ato po bëhen praktikë e zakonshme.

Ndryshe, Jair Bolsonaro, presidenti i krahut të djathtë i Brazilit që kërkon rizgjedhjen, ka thënë më parë se kriminelët duhet të “vdesin si buburreca”.

LEXO EDHE:

Back to top button