Pandemia anulon pritjen e Vitit të Ri në Japoni

Pritja tradicionale e Vitit të Ri në Japoni, të cilën e organizon perandori japonez, sivjet është anuluar për shkak të rritjes së të infektuarve me koronavirusi në këtë vend, transmeton Anadolu.

Agjencia për çështje perandorake (Kunaicho) vendosi të anulojë kremtimin që në fillim të çdo viti mbahet në sheshin e pallatit në Tokio, raporton agjencia e lajmeve Kyodo.

Në këtë mënyrë nuk do të mbahet as ngjarja në kuadër të së cilës perandori Naruhito dhe perandoresha Masako më 2 janar nga ballkoni i pallatit përshëndesin mijëra persona.

Vendimi theksoi se prania e një numri të madh njerëzish në pjesën e hapur dhe të mbyllur të pallatit mund të përbënte rrezik të madh në kontekstin e procesit të epidemisë.

Adresimi i parë i ditëlindjes së perandorit Naruhito, i cili mori fronin në maj të vitit 2019, po ashtu u anulua për shkak të pandemisë së koronavirusit, ndërsa Naruhito në shkurt të këtij viti mbushi 60 vjeç.

Adresimi tradicional i perandorit me rastin e Vitit të Ri për herë të fundit në Japoni është anuluar në vitin 1990, për shkak të vdekjes së perandorit Hirohito.

LEXO EDHE:

Back to top button