Pandemia dhe çështjet e sigurisë, mësohet data e takimit të liderëve të BE-së

Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian do të zhvillojnë një samit në fund të shkurtit mbi zhvillimet në lidhje me pandeminë e COVID-19 dhe çështjet e sigurisë. Sipas informacionit të shpalosur nga zëdhënësi i Këshillit Evropian Barend Leyts në mediat sociale, udhëheqësit e BE-së do të takohen përmes videokonferencës më 25 shkurt në lidhje me koordinimin e luftës kundër pandemisë. Një ditë më vonë, liderët do të zhvillojnë një takim të ngjashëm mbi çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes dhe Fqinjësinë Jugore. Udhëheqësit e vendeve të BE-së mbajtën një takim më 21 janar rreth koronavirusit, kufizimeve të udhëtimit, prodhimit të vaksinave, shpërndarjes dhe fushatave të vaksinimit.