fbpx

Pandemia në Kosovë, ka ndikuar edhe në sektorin e ndërtimtarisë


Edhe sektori i ndërtimtarisë si njëri prej sektorëve më të mëdhenjtë në vend, është ndikuar nga pandemia me të cilën vendi ynë po përballet tash e pesë muaj. Derisa ka më pak ndërtime dhe interesim për blerjen e banesave, ky sektor përkrahje ka marrë vetëm nga komuna e Prishtinës.

Kështu ka thënë kryetari i shoqatës se ndërtimtarëve të Kosovës, Faton Hoxha, në një intervistë për KosovaPress, i cili ka theksuar se shtyrja e pagesës së taksës së ndërtimit, ishte një ndihmë e mirë për këtë sektor.

“Deri tani e vetmja përkrahje nga shteti që është bërë direkt për sektorin e ndërtimtarisë, është prej komunës së Prishtinës e cila ka bërë shtyrjen e pagesës së taksës së ndërtimit, ndërsa nga ana e Qeverisë, jemi në kontakte të vazhdueshme bashkë me kryetarin e odës ekonomike z. Rukiqi, me ministrin e financave duke u munduar me gjete forma se si me përkrahë sektorin mjaftë strategjik dhe mjaftë vital për komplet zhvillimin e vendit”, ka thënë Hoxha.

Ai ka thënë se qysh nga fillimi kishte ndryshime në vendimet e Qeverisë, ku njëherë ishte lejuar puna në këtë sektor, por nuk ishin lejuar të punojnë shitësit e materialit ndërtimore.

Lidhur meatë se a janë të gjithë punëtorët e këtij sektori me kontrata, Hoxha ka thënë se presioni i inspektoratit të punës dhe institucioneve tjera, ka bërë që punëtorët të mos i lejojnë të futën në punishte pa kontrata, si dhe pa pajisje përcjellëse.

“Po padyshim, është rregull në sektorin e ndërtimit goxha i mirë në sektorin e ndërtimit viteve të fundit dhe njëfarë forme punëtorët veç nuk janë të lejuarar me u futë në punishte pa pasur kontratë për pajisjet përcjellëse normalisht. Mund të ketë edhe njerëz që nuk janë me kontrata, mirëpo presioni ka qenë i madh edhe prej inspektoratit të punës dhe institucioneve tjera shtetërore, kështu që është bërë rend goxha i mirë”, ka thënë Hoxha.

Hoxha ka deklaruar se kërkesa e këtij sektori janë ndryshimi i ligjit mbi kadastrën, si dhe regjistrimi i banesave si njësi e veçantë në mënyrë që ato të hipotekohen te bankat.

“Ne i kemi bërë disa propozime të cilat tani për tani nuk kisha dashtë me i elaboru shumë, janë dy-tre pika të cilat kishin mujtë me qenë si ingjercion për sektorin e ndërtimit, vet sektori i ndërtimit i ka 6% e GDP-së, është kontribuuesi i gjashtë i GDP-së në Republikën e Kosovës, domethënë, nëse vitin e kaluar kemi pas një milion metra katrorë leje të ndertume, dhe faktikisht ka ra edhe shitja ose interesimi dhe fuqia blerëse për banesa, aty ku është qarkullimi kryesorë. Kishim mujtë me ndryshimin e ligjit mbi kadastër në një pjesë të vogël që banesa me pas mundësi të regjistrohet sikur edhe në shtetet e rajonit, me u regjistruar banesat për të cilat merret leja e ndërtimit si njësi të veçanta, në mënyrë që ato me u hipotekuar tek bankat, kishte me qenë shumë i mirë për sektorin e ndërtimit po edhe ishte njëfarë rregulli por edhe kishin me hy sasi e konsiderueshme e mjeteve në qarkullim”, ka thënë Hoxha.

Ndërsa sa i përket lejeve të ndërtimit, ai ka thënë se çështjen e ndërtimit e kanë kuptuar ndërtimorët, pasi që është më e lehtë të ndërtohet me leje se sa pa ato.

LEXO EDHE:

Back to top button