Panik në Mississippi, piloti kërcënon se do të rrëzojë avionin

Panik në Mississippi, piloti kërcënon se do të rrëzojë avionin

Një pilot që po një drejtonte një avion të vogël ka kërcënuar se do të përplasej qëllimisht me një dyqan të  Walmart në Misisipi, tha policia lokale të shtunën, sipas Reuters.

Departamenti i policisë në Tupelo, Mississippi tha se ata ishin njoftuar për situatën. Ata  kishin biseduar me pilotin, dhe thanë se situata ishte në kontroll.

“Me lëvizshmërinë e avionit në atë zonë, rreziku është shumë i madh”, tha policia në një deklaratë në Facebook. Ata shtuan se personat në Walmart dhe një pikë karburanti ishin evakuuar.

Videot e mediave sociale, të cilat Reuters nuk mundi t’i verifikonte menjëherë, dukej se tregonin një avion të vogël që fluturonte në një lartësi të ulët.

Daily Journal tha se piloti punonte në aeroportin rajonal Tupelo dhe avioni aktualisht po fluturonte pranë një fabrike të Toyota.

LEXO EDHE:

Back to top button