Paolo Dibala, të mërkurën do të kryejë testimet mjekësore

Paulo Dibala është gati të bëhet lojtari më i ri i Romës. Marrëveshja është pothuajse e arritur dhe kanë mbetur detajet për t’u përfunduar. Roma i ka ofruar argjentinasit një pagë prej 7 milionë euro në sezon dhe duket se Dibala ka pranuar edhe për arsye të Mourinjo-s.

Mediat italiane shkruajnë se Dibala i ka thënë “po” Romës në orët e vona të natës. Nëse gjithçka shkon mirë nga detajet e fundit për t’u realizuar, Dibala do të kryej vizitat mjekësore të mërkurën në kryeqytetin italian.

Roma ka fituar konkurrencën e fortë të Interit dhe Napolit për shërbimet e sulmuesit argjentinas.

LEXO EDHE:

Back to top button