Papa Françesku ka shpërthyer në lot teksa përmendi Ukrainën në lutjet publike në qendër të Romës

Papa Françesku ka shpërthyer në lot teksa përmendi Ukrainën në lutjet publike në qendër të Romës

Papa Françesku ka shpërthyer në lot të enjten teksa përmendi vuajtjet e ukrainasve gjatë një lutjeje tradicionale në qendër të Romës.

Sipas mediave të huaja, zëri i Papës filloi të dridhej teksa përmendi ukrainasit dhe iu desh të ndalonte, pa mundur të fliste, për rreth 30 sekonda.

Por edhe kur i rifilloi lutjet, zëri i tij po “dridhej”.

Turma, përfshirë kryebashkiakun e Romës, Roberto Gualtieri, i cili ishte pranë Papës, duartrokitën kur e kuptuan se ai nuk mund të fliste dhe e panë duke qarë.

“… edhe një herë më duhet t’ju sjell lutjet e fëmijëve, të pleqve, të baballarëve dhe nënave, të të rinjve të asaj toke martire, që po vuan shumë”.

Siç vënë në pah mediat, që kur Rusia filloi agresionin në shkurt, Françesku e ka përmendur Ukrainën në pothuajse të gjitha paraqitjet e tij publike dhe është bërë gjithnjë e më kritik ndaj Moskës.

Dhe të mërkurën, ai e krahasoi luftën në Ukrainë me një operacion nazist që vrau rreth dy milionë njerëz, kryesisht hebrenj, në vitet e para të Luftës së Dytë Botërore.

LEXO EDHE:

Back to top button