Papa Françesku: Mos i gjykoni të varfrit, ndihmojini
Në meshën e së dielës (14 nëntor) në Bazilikën e Shën Pjetrit, ku morën pjesë 2.000 njerëz të varfër, Papa Françesku bëri apel kundër asaj që ai e quajti “indiferencë në rritje” ndaj të varfërve.
Papa Françesku dënoi shoqëritë të cilat, sipas tij, tregojnë indiferencë ndaj të varfërve, shpesh duke i gjykuar, në vend që t’i ndihmojnë.
Papa Françesku, që nga zgjedhja e tij më 2013, ka bërë thirrje në vazhdimësi për të treguar vëmendje ndaj grupeve të margjinalizuara të shoqërisë, përfshirë të varfrit.
Kisha Katolike ia kushtoi këtë ditë të varfërve të botës.
“Ne jemi pjesë e një historie të shënuar nga mundimet, dhuna, vuajtjet dhe padrejtësitë. Ne po presim një çlirim që duket se nuk do të arrijë kurrë”, tha Papa Françesku.








