Papa Françesku nga Katalonia me porosi për Spanjën: duhet të merrni shembull Kosovën

Spanja vazhdon të mbetet ende njëri nga shtetet që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ky shtet vazhdon të ketë probleme me Katalonian, e cila ka shpallur me referendum pavarësinë.

Së fundmi në Katalonia për vizitë ka qëndruar Papa Françesku i cili gjatë një interviste për median Cope Cadena, ka përmendur Kosovën si një shembull të mirë të normalizimit të proceseve që ka bërë pas shpalljes së pavarësisë. Papa ka thënë se qytetarët duhet të heqin dorë nga ideologjitë, të cilat sipas tij janë ato që parandalojnë çdo proces pajtimi.

“Nuk e di nëse Spanja është pajtuar plotësisht me historinë e saj, veçanërisht me historinë e shekullit të kaluar. Dhe, nëse nuk është, unë mendoj se ajo duhet të bëjë një hap pajtimi me historinë e saj, që nuk do të thotë të heqë dorë nga pozicionet e saj, por të hyjë në një proces dialogu dhe pajtimi dhe mbi të gjitha, të largohet nga ideologjitë, të cilat janë ato që parandalojnë çdo proces pajtimi. Për më tepër, ideologjitë shkatërrojnë”, u shpreh

Papa Françesku për Cope Cadena. Papa gjithashtu rikujtoi se gjatë historisë ka pasur procese pavarësie të njëjta edhe në Evropë, ku e përmend Kosovën si shembull të normalizimit.

“Shikoni Kosovën dhe gjithë atë zonë që po rindërtohet. Ato janë ngjarje historike që karakterizohen nga një sërë veçorish. Në rastin e Spanjës, jeni ju spanjollët ata që duhet të gjykoni ”, theksoi Papa.

LEXO EDHE:

Back to top button