FOTO | E mbuluar nga diamantet me vlerë marramendëse, partnerja Ronaldos shkëlqen në Venecia!

Georgina Rodriguez, ka kthyer gjithë sytë nga vetja teksa mbërriti në Venecia. Ajo shkëlqeu e gjitha me diamantet me vlerë 78 mijë paund, që kishte zgjedhur për Festivalin e Filmit në Venecia.

Veshjen e saj shumë elegante, 27-vjeçarja kishte vendosur që ta kombinonte me katër unaza që shkëlqenin të gjitha, gjerdan me lule dhe vathë nga “Giardini Segreti”. Ajo posedon një koleksion bizhuterish me vlerë 2.6 milionë paund, ishte e pranishme në eventin e rëndësishëm në Itali së bashku me redaktoren e modës, Anna Dello Russo.

Kujtojmë se futbollisti i famshëm, i cili thuhet se ka një pasuri prej 500 milionë paund, i propozoi modeles seksi me një unazë fejese që kushtoi 615 mijë paund. Propozimi u bë në shtator të vitit të kaluar.

LEXO EDHE:

Back to top button