Papa Françesku takohet me autoritetin më të lartë fetar të shiitëve në Irak

Papa Françesku ka filluar takimin me autoritetin më të lartë fetar të shiitëve në Irak, Ayatollah al-Sistani, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare irakiane të lajmeve, thuhet se autokolona e automjeteve të Papës nga aeroporti Al Najaf ka kaluar në shtëpinë e Al-Sistanit. Gjithashtu në shtëpinë e autoritetit fetar filloi edhe takimi mes Papës dhe Al-Sistanit.

Papa dje në Bagdad u takua me kryeministrin irakian, Mustafa Al-Kadhimi dhe presidentin Barham Salih. Po ashtu Papa vizitoi edhe kishën Sayidat al-Nejat në kryeqytetin Bagdad.

Më pas pritet që Papa të vizitojë qytetin antik Ur në Nasiriyah.

Kjo është vizita e parë e një Pape të Vatikanit në Irak dhe gjithashtu është turneu i parë i Papa Françeskut jashtë vendit që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

LEXO EDHE:

Back to top button