​Aksident i rëndë në Rrogozhinë, një i vdekur dhe 3 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Rrogozhinë të Shqipërisë. Mësohet se 3 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, e për pasojë një person ka ndërruar jetë, ndërsa 3 të tjerë janë plagosur. Policia ka bërë të ditur se viktima është shtetasi me iniciale T. M., rreth 54 vjeç, ndërsa 3 shtetas të tjerë janë dërguar në spital, ndodhen nën kujdesin e mjekëve, shkruan A2. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë.

LEXO EDHE:

Back to top button