Papa Françesku viziton Kazakistanin
Papa Françesku viziton Kazakistanin

Papa Françesku ka mbërritur sot për një vizitë treditore në Kazakistan, ndërsa nesër do të marrë pjesë në Kongresin e liderëve të feve botërore dhe tradicionale.
Avioni me Papa Françeskun nga Roma u ul pas një udhëtimi gjashtë orësh në kryeqytetin e republikës së Azisë Qendrore. Kreu i Kishës Katolike sot do të takohet me presidentin Kasim-Zomart Tokajev dhe diplomatë.
Për Papën 85-vjeçare, i cili vuan nga problemet e gjurit dhe pjesën më të madhe të kohës e kalon në karrige me rrota, vizita në Kazakistan është udhëtimi i tretë jashtë vendit këtë vit pas udhëtimeve në Maltë dhe Kanada.
Në kryeqytetin Nur-Sulltan, i cili deri në vitin 2019 quhej Astana, do të mbahet Kongresi i shtatë i liderëve të feve botërore dhe tradicionale.