Papa Françesku zbarkon në Mosul të Irakut, dikur bastion i ISIS

Papa Françesku arriti në Mosul të dielën për t’u lutur në qytetin e shkatërruar verior të Irakut që dikur ishte një bastion i ISIS ku të krishterët tani numërojnë vetëm dhjetëra familje. Papa 84-vjeçar udhëtoi me helikopter nga Erbil në ditën e tretë të turneut të tij historik në Irak.

Udhëtimi i Papa Françeskut është vizita e parë papnore në Irak, ku ai ka predikuar bashkëjetesën dhe ka kërkuar që t’i jepet fund dhunës në emër të fesë. Ai do të lutet në sheshin e kishës së shkatërruar në 2017 gjatë luftës për të larguar Shtetin Islamik nga Mosul, qyteti i dytë më i madh i Irakut. Priftërinjtë dhe klerikët irakianë janë përgatitur për të mirëpritur Papën, ndërsa flamujt e Irakut dhe Vatikanit valëviten në qendër të Mosulit, thanë gazetarët e Reuters.

LEXO EDHE:

Back to top button