Papa Françesku zgjedh “më të mirin” e historisë së futbollit

Debatet kanë qenë të ndezura përherë se kush mes Pele, Mesi, Maradona e Kristiano Ronaldo është më i miri i historisë së futbollit, ku të shumtë janë ata që janë tifozë të “flaktë” të dyfshes argjentinase.

Së fundimi, mendimin e tij mbi këtë temë e ka dhënë edhe Papa Françesku, i cili në një intervistë të dhënë për mediat italiane u pyet pikërisht për këtë çështje, teksa theksoi se i preferuari i tij është legjenda e Brazilit, Pele.

“Midis Maradona-s dhe Messi-t, kë preferoj? Do të them një të tretën, Pele. Maradona ishte i mrekullueshëm si lojtar, por si njeri ai dështoi, ai rrëshqiti mes atyre që e lavdëruan dhe nuk e ndihmuan, djaloshi i gjorë. Messi është shumë korrekt, zotëri, por unë preferoj Pele-n, një njeri me zemër, ai ishte shumë humanitar. Megjithatë atë të tre mbeten të mëdhenj,” u shpreh Papa Françesku.

LEXO EDHE:

Back to top button