Papu Gomez ka vendosur, do të zbarkojë në Milano

Futbollisti më i mirë i Atalantës, Alehandro “Papu” Gomez, në merkaton e janarit do të zbarkojë në Milano. Mediat në Itali, raportojnë se Gomez ka arritur marrëveshje dhe do të vesh fanellën e Interit.

Edhe pse dy klubet nga Milano, Interi dhe Milani, ishin në garë për firmën e plejmejkerit të Atalantës, duket se “nerroazuarët” kanë arritur të dalin fitues, që sipas mediave në Itali, kanë arritur mërreveshje me futbollistin, ndërsa në vazhdim do të tentojnë që të merrren vesh edhe me Atalantën rreth dëmshpërblimit. Interi ka gati 12 mln euro, ndërsa Atalanta kërkon edhe 3 mln euro më tepër.

Kujtojmë se Papu Gomez nuk luan kohëve të fundi për skuadrën e Atalantës, pas konfliktit të hapur me trajnerin Xhanpiero Gasperinin.

LEXO EDHE:

Back to top button