Dua Lipa uron nga larg vëllaun për ditëlindje, “Jam shumë krenare me ty”

Gjin Lipa, vëllai i Dua Lipës feston sot ditëlindjen dhe këngëtarja i ka bërë një urim publik para të gjithëve. Ajo ka ndarë disa postime të fotove të ndryshme që kanë bërë ndër vite dhe po ashtu i ka thurur edhe disa fjalë zemre, që vetëm një motër mund t’ia thotë të vëllait.

- Advertisment -

Gjini bën sot 15 vjeç dhe është i vogli i familjes, e rrjedhimisht edhe më i përkëdheluri. Teksa Dua po shkëlqen në muzikë, Rina merret me modeling, jemi shumë kuriozë se çfarë rruge do zgjedhë 15-vjeçari për të ardhmen dhe a do i përkasë botës së spektaklit dhe televizionit.

“Urime Ditelindjen zemra ime bruvaaaa @gjinlipa 15 !!! Je personi më gallat, më cool, më i sjellshëm dhe i kujdesshëm dhe jam shumë krenar për ty!! Të dua dhe jam shumë me fat që jam motra jote. “-shkroi Dua.

Në këtë ditë të veçantë, këngëtarja nuk mund të jetë pranë tij sepse ndodhet në SHBA me familjen e partnerit të saj Anwar Hadid.

Pak javë më parë Dua solli një bashkëpunim me Miley Cyrus me titullin “Prisoner”, që po bën namin.

Kjo këngë është pjesë e albumit të ri të Mileyt, teksa ato erdhën energjike, joshëse dhe mjaft provokuese në skenat e videoklipit.

Dua së bashku me Beyoncé dhe Taylor Swift kryeson nominimet për çmimet Grammy 2021.

Ajo është nominuar gjashtë herë për kategoritë “Albumi më i mirë i vitit”dhe “Albumi më i mirë Pop Vokal” për albumin Future nostalgia,  “Regjistrimi i vitit”, “Kënga e vitit”, “Performanca më e mirë solo Pop” për Dont’start now, “Bashkëpunimi më i mirë pop” për Un Dia (One Day)” në bashkëpunim me J Balvin, Bad Bunny, and Tain.

“Future Nostalgia” duket se ia ka dalë të triumfojë brenda pak kohësh, teksa për javë të tëra ka qëndruar në vend të parë, si albumi më i dëgjuar në Britani.

Disa muaj më parë Dua festoi një super sukses, pasi arriti të bëhet femra e parë në industrinë e muzikës botërore me 4 këngë me nga 1 miliardë klikime në Spotify, “New Rules”, “One Kiss”, “IDGAF” dhe “Don’t start now”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

LEXO EDHE:

Back to top button