Stërvitjet e çoroditura, Pioli merr lajmin e mirë dhe të keq

Milani ka rinisur stërvitjet për të vazhduar pjesën e dytë të sezonit, por grupi duket ende jo i plotë, shkak mungesat e shumta për pasojë të dëmtimeve. Dita e parë e stërvitjes ishte me teste të ndryshme. Zlatan Ibrahimovic bëri një kontroll rezonance dhe gjithçka po shkon mire, andaj në ditët e ardhshme, suedezi do të përfundojë punën e rehabilitimit.

Bennaser gjithashtu iu nënshtrua një ekzaminimi dhe rikuperimi po ecën mirë dhe pa komplikime dhe besohet se kthimi i tij do të jetë pas 7 ditëve.

Sakaq, lajmi i mirë është rikthimi i Simon Kjaer në stërvitje dhe besohet se do ët jetë gati për sfidën Benevento-Milan.

Ndërkohë Saelemaekers mund të mungojë ndaj Benevento-s, pasi pas 7 ditësh ka kontroll për një dëmtim ndaj Lazios. Edhe Kastilleho punon i veçuar.

LEXO EDHE:

Back to top button