Para përballjes më Lajpcigun, aksidentohet autobusi i Real Madridit

Sipas të përdithsmes gjermane “Bild”, në autostradën A4, një Toytoa e bardhë është goditur me autobusin e ekipit të Real Madridit.

Shoferi i makinës nuk e pa autobusin e spanjollëve të cilët po ndërronin korsinë dhe u përplasën së bashku. “Toyota” pësoi dëme me vlerë rreth 3 mijë euro, ndërsa shkalla e dëmeve të autobusit të Real Madrid nuk është ende e ditur. Pas një ndalese të shkurtër, për fat të mirë u sigurua që gjithë të përfishrët nuk kishin lëndime.

“Një tifoz, që për shkak se po filmonte autobusin e skuadrës nga makina e tij, u hutua, ne nuk e vumë re. Të tjerët që ishin pas neshe vunë re aksidentin”, tha një përfaqësues i klubit spanjoll për “Marca”.

LEXO EDHE:

Back to top button