Paraburgim për 24 vjeçarin nga Shkupi, dyshohet për dhunim

Paraburgim për 24 vjeçarin nga Shkupi, dyshohet për dhunim

Prokuroria Themelore Publike-Shkup ka sjell urdhër për zbatimin e procedurës hetimore ndaj një 24 vjeçari nga Shkupi për të cilin ekziston dyshimi se ka kryer veprën penale “dhunim”.

“I dyshuari, më 13 janar në një banesë në rrugën “Mavrovska” ka kryer sulm seksual ndaj vajzës me të cilën paraprakisht disa muaj ka qenë në lidhje dashurie. Ai është futur në banesën në të cilën ka qëndruar e dëmtuara, edhe përkundër që ajo ka kundërshtuar, i dyshuari me përdorim të forcës e kë detyruar në marrëdhënie seksuale”, njoftojnë nga Prokuroria Publike.

Prokurori kompetent deri te Gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Penale-Shkup ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit për shkak të rrezikut për arratisje dhe mundësisë për përsëritje të veprës.

LEXO EDHE:

Back to top button