Paraburgim për një 22-vjeçar nga Kumanova, kjo është arsyeja

Paraburgim për një 22-vjeçar nga Kumanova, kjo është arsyeja

Prokuroria Themelore Publike-Kumanovë ka lëshuar urdhër për kryerjen e hetimeve ndaj një 22 -vjeçari nga Kumanova i cili dyshohet se ka kryer vepër penale – Prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit të Prokurorisë i dyshuari, në tri lokacione të ndryshme në Kumanovë, në mënyrë të paligjshme ka mbajtur lëndë narkotike – marihuanë, si dhe substanca të tjera. Në dy shtëpi në rrugën Gjorçe Petrov në Kumanovë, të cilat i ka përdorur edhe në një garazh në fshatin Tromegjë, policia ka gjetur gjithsej 856,6 gramë marihuanë në pako të ndryshme, fara kanabisi, 0,48 gramë amfetaminë, tri tableta metamfetamine, një përzierje e kafeinës dhe paracetamolit dhe një peshore digjitale.

Për shkak se ekziston mundësia që i dyshuari të arratiset dhe ta përsërisë veprën penale, prokurori publik deri te gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Kumanovë, për të dyshuarin ka propozuar caktimin e masës së paraburgimit.

LEXO EDHE:

Back to top button