Parajsë apo ferr? Në këtë fis jetojnë 3000 gra dhe vetëm 7 burra: “Duhet të flemë nëpër pemë për të shpëtuar prej tyre”

Parajsë apo ferr? Në këtë fis jetojnë 3000 gra dhe vetëm 7 burra: “Duhet të flemë nëpër pemë për të shpëtuar prej tyre”

Në një fis primitiv në pyjet tropikale të Amazonës, sundon matriarkati.

Aty jetojnë 3000 gra dhe vetëm 7 burra, dhe megjithëse disa do të mendojnë se këta burra jetojnë në parajsë, realiteti i tyre është më shumë si ferri në tokë…

Gratë atje kanë kontroll mbi të gjitha aspektet e jetës, përfshirë burrat. Në fisin e përmendur koncepti i martesës nuk ekziston, ata shkëmbejnë burra mes vete që “të jetë çdo gjë në rregull”. Në mesin e atyre shtatë heronjve është një plak dhe një djalë 13-vjeçar, ndërsa të tjerët janë fëmijë. Duke qenë se riprodhimi është i vështirë për ta gjatë kësaj periudhe për arsyet e mësipërme, gratë bëhen gjithnjë e më të pamëshirshme.

Ata vlerësojnë veçanërisht meshkujt me të pasme dhe bark të mëdhenj, sepse besojnë se “ekzemplarët” e tillë kanë gjene më të mira dhe mund të riprodhohen në mënyrë më efikase. Detyra e vetme e burrave në fis është të bëjnë fëmijë, ata nuk lejohen të bëjnë asgjë tjetër. Gratë i trajtojnë si fëmijë dhe janë shumë të llastuar, dhe fëmijët në atë fis janë të grave.

@jimlowery4203000 Women and a population of 7 men. What would you do?

♬ original sound – Jim Lowery420

Pikërisht për shkak të kërkesave shumë të shpeshta intime, burrat e këtij fisi nuk jetojnë gjatë. Ata humbin peshë shumë shpejt, dhe shpesh kanë frikë nga gratë, ndaj për të mbajtur kokën gjallë flenë edhe në pemë. Nga ana tjetër, gratë i ushqejnë me krimba të bardhë për t’i mbajtur aktivë dhe si simbol i dashurisë dhe shprehjes së pronësisë, i lidhin shirita rreth duarve të burrit. Do të thotë se për atë ditë ata posedojnë një njeri të caktuar nga fisi.

Për këtë fis është shkruar tashmë më parë, por tani është bërë sërish aktual falë videove të TikTok, kështu që gjithnjë e më shumë njerëz po e zbulojnë atë.

 

LEXO EDHE:

Back to top button