Paralajmërim për tatimet e pronave, pagesa për vitin 2019 deri më 15 prill

Paralajmërim për tatimet e pronave, pagesa për vitin 2019 deri më 15 prill

Gazetare: Evi Shkopi

Qytetarët dhe kompanitë që nuk kanë shlyer pagesat për tatimin mbi pronën që nga viti 2019, kanë afat që këtë ta bëjnë deri më 15 prill 2022 përndryshe disa prej komunave do t’i bllokojnë xhirollogaritë e tyre, shkruan Alsat.

As nga BNJLV dhe as nga Qyteti i Shkupit nuk kanë informacion konkret se cilat janë komunat që do të zbatojnë një masë të tillë për mbledhjen e tatimit mbi pronën. Përveç bllokimit të xhirollogarisë do të përballen edhe me gjoba.

“Gjobat për personat juridik sillen nga 300 deri në 10000 euro ndërsa 50 deri në 500 euro për pronarët e kompanive dhe personat përgjegjës , ndërsa për personat fizike gjoba për mos raportim apo mosparaqitje të deklaratave tatimore është deri në 250 euro, me ç’rast për të njëjtin vijon procedurë përkatëse kundërvajtëse”, njoftojnë nga Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale.

Nga Qyteti i Shkupit thonë se po përgatisin aktet për dorëzimin e vendimeve për tatimin mbi pronën dhe vendimet për tatimin komunal për vitin 2022. Nga kjo komunë thonë se do të zbatojnë masën bllokim të llogarisë bankare për ata që nuk kanë shlyer pagesat.

“Edhe Qyteti i Shkupit i është bashkangjitur fushatës “Taksa ime, për komunën time!” e cila ka për qëllim ngritjen e vetëdijes publike për nevojën dhe përfitimet e pagesës me kohë të tatimit mbi pronën për të përfituar shërbime efikase dhe cilësore nga njësitë e qeverisjes lokale”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

ALsat edhe më pa raportiar se shumë komuna në vend, si ajo e Haraçinës, Tetovës, Mavrovë-Rostushës, Qendër Zhupë, Studeniçan, Dollneni kanë rezultuar të pasuksesshme në mbledhjen e tatimit mbi pronën. Disa prej tyre madje nuk kanë të instaluar as sistemin për pagesën e tatimeve./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button