Paralajmërimi i madh: Projekti i Elon Musk mund të zëvendësojë internetin aktual
Paralajmërimi i madh: Projekti i Elon Musk mund të zëvendësojë internetin aktual
Lansimi i konstelacionit V2 Starlink do të fillojë në mesin e vitit 2027, me më shumë se 50 satelitë për çdo lansim.
Starlink po përgatitet të lançojë gjeneratën e dytë të satelitëve, të cilët pritet të arrijnë shpejtësi të krahasueshme me rrjetet tradicionale tokësore. Gjatë një prezantimi në Kongresin Botëror të Telefonisë Mobile (MWC), drejtuesit e Starlink detajuan planin për përmirësimin e gjeneratës së ardhshme të satelitëve, të quajtur V2.
“Qëllimi i shërbimit Starlink Mobile është të ofrojë lidhje tokësore ndërsa është i lidhur me një sistem satelitor”, tha Michael Nichols, nënkryetar i inxhinierisë Starlink në SpaceX, gjatë një fjalimi kryesor në MWC.
“Në kushtet e duhura, përdoruesi duhet të ndihet sikur është i lidhur me një rrjet tokësor 5G me performancë të lartë.”
Nichols tha se konstelacioni i satelitëve V2, në kushte ideale, mund të ofrojë shpejtësi shkarkimi deri në 150 Mbps, duke e krahasuar këtë me përvojën e internetit me brez të gjerë. Sipas Starlink, satelitët e gjeneratës së ardhshme do të ofrojnë 100 herë më shumë dendësi të dhënash se paraardhësit e tyre, gjë që duhet t’u lejojë përdoruesve të transmetojnë dhe shfletojnë internetin më shpejt, si dhe të bëjnë thirrje zanore më të besueshme.

Në mënyrë specifike, Nichols theksoi se konstelacioni V2 do të ofrojë mbulim më të mirë të rajoneve polare të Tokës, të cilat njihen për mbulim jo të besueshëm në rrjetet tradicionale.
Ai shtoi se SpaceX planifikon të dërgojë deri në 50 satelitë V2 me çdo lançim duke filluar nga mesi i vitit 2027, me qëllim ndërtimin e të gjithë konstelacionit brenda gjashtë muajsh. Starlink njoftoi gjithashtu një partneritet me kompaninë gjermane të telekomunikacionit Deutsche Telekom. Partneriteti do të ndihmojë Deutsche Telekom të mbushë boshllëqet në mbulimin e internetit në të gjithë Evropën duke përdorur rrjetin e Starlink duke filluar nga viti 2028.








