Parandalohet një sulm terrorist në Greqi, arrestohen dy pakistanezë

Parandalohet një sulm terrorist në Greqi, arrestohen dy pakistanezë

Një sulm terrorist është shmangur në Greqi.

Policia e antiterrorit ka vënë në pranga dy shtetas pakistanezë, të cilët janë vënë nën hetim për formim dhe anëtarësim në një organizatë terroriste.

Sipas mediave greke është kontrolluar banesa ku qëndronin dy të arrestuarit në Athinë, në Omonia. Më pas u krye një bastisje në një ndërtesë pranë vendbanimit të romëve në Liosia.

Në banesë nuk u gjet asgjë e dyshimtë. Sipas një raporti të ERT, një nga dy të arrestuarit e akuzuar për planifikimin e një sulmi në një restorant hebre në qendër të Athinës jetonte në Zakynthos.

Operacioni për arrestimin e tij është kryer katër javë më parë.

LEXO EDHE:

Back to top button