Parashikimi i motit për sot
Moti sot do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë, me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryj erë e matur nga drejtimi perëndimorë, posaçërisht në pjesët perëndimore të vendit. Gjatë natës në pjesët veri-lindore do të ketë reshje shiu. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 11 deri në 17 gradë.
Në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot i ngjashëm, me diell dhe vranësira mesatare. Pasdite vranësirat do të rriten, ndërsa gjatë natës do të ketë reshje lokale të shiut. Temperatura minimale do të ulet në -2, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 15 gradë Celsiusë.








