Parashikimi për stuhi, shi dhe erë gjithandej Kosovës

Parashikimi për stuhi, shi dhe erë gjithandej Kosovës

Prishtina Weather në mesditë kishte dhënë një paralajmërim për një stuhi që po i afrohej Kosovës nga Bosnja dhe Serbia, e që në Kosovë do të vinte në orën në vazhdim dhe që do të shoqërohej me reshje të mëdha të shiut dhe erëra të forta.

“17.06.2022, 13:45 – Një stuhi po zhvillohet tashmë orëve të pasdites nga pjesë perëndimore të Bosnjë dhe Serbia qendrore, derisa mbi vendin tonë nga Dukagjini ka zhvillime të rrebesheve të shiut. Orëve vijuese kjo stuhi po parashihet të kaloj mbi vendin tonë, me mundësi që lokalisht të sjellë reshje më të mëdha të shiut, breshër apo edhe hove të erës edhe mbi 15m/s (60km/h)”, thuhej në njoftimin e PW.

Një parashikim i tillë i motit ka dalë i saktë, përderisa reshejt e shiut pothuajse kanë kapluar gjithë Kosovën. Në Prishtinë ka pasur reshje të mëdha të shiut, ku rrugët e disa lagjeve edhe janë vërshuar.

 

Njëjtë ndodhi edhe në Suharekë.

LEXO EDHE:

Back to top button