Parashikimi shqetësues i “Nostradamusit” brazilian për “Katar 2022”

Vitet e fundit ai kishte parashikuar si përhapjen e Covid-it, ashtu edhe vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth, duke merituar pseudonimin “Nostradamus i gjallë”. Tani, Athos Salome, profeti që jeton në Divinopolis të Brazilit, ka dhënë profecinë e tij për Botërorin e Katarit, duke zbuluar edhe emrat e finalistëve të mundshëm.

Salome ka treguar (falë një përllogaritjeje të bazuar në vitin e ndeshjeve, datën e fillimit të kompeticionit dhe falë shkronjave të emrave të vendeve që do të luajnë) pesë skuadrat që kanë mundësi të kalojnë në finale: Argjentina, Brazili, Belgjika, Franca dhe Anglia.

Ndër të gjitha, profeti zgjedh dy: Argjentina dhe Franca. Pra, sipas tij do të kemi një finale më 18 dhjetor mes atdheut të tangos dhe një kombëtareje të Evropës Qendrore. Salome lëshoi ​​gjithashtu një paralajmërim.

“Për shkak të numrit të madh të rasteve të Covid-19 dhe shfaqjes së nënvarianteve të reja të Omicron, BQ.1 dhe XBB, të cilat janë më të transmetueshme dhe rezistente ndaj vaksinave, gjithçka mund të ndryshojë”.

LEXO EDHE:

Back to top button