Paratici: Kristiano Ronaldo nuk është i lënduar

Drejtori Sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka konfirmuar se ylli Kristiano Ronaldo nuk është lënduar.

Portugezi është në stol në ndeshjen e fundit të Seria A, vendim nga Andrea Pirlo që befasoi të gjithë. Sidoqoftë, Paratici ka zbuluar se Ronaldo nuk është i lënduar.

“Kristiano Ronaldo nuk është i lënduar. Ka luajtur shumë ndeshje në ditët e fundit, të mërkurën ishte ndeshje shumë e rëndësishme. Bashkë me Pirlon, vendosëm që Ronaldo të mos jetë titullar. Por, ai është i gatshëm”, deklaroi ai.

LEXO EDHE:

Back to top button