Parlamenti Europian i jep popullit ukrainas çmimin Zakharov për Lirinë e Mendimit

Parlamenti Europian i jep popullit ukrainas çmimin Zakharov për Lirinë e Mendimit

Parlamenti Europian i dha sot popullit ukrainas çmimin Zakharov për Lirinë e Mendimit, duke shprehur kështu mbështetjen e BE-së për Ukrainën, e cila është nën agresionin rus që prej 24 shkurtit.

Çmimi shoqërohet me një shumë prej 50 mijë eurosh, e cila do tu jepet përfaqësuesve të shoqërisë civile.

Çmimi Zakharov u jepet çdo vit që nga viti 1988 individëve dhe organizatave që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore. Vitin e kaluar çmimi iu dha kritikut të burgosur të Kremlinit Alexei Navalny.

Presidenti i kaluar i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela , aktivistja e vajzave pakistaneze për arsim , Malala Yousafzai dhe opozita demokratike e Bjellorusisë kanë marrë gjithashtu çmimin Zakharov në të kaluarën.

LEXO EDHE:

Back to top button