Parlamenti Evropian ka votuar në favor të Ursula von der Leyen

Parlamenti Evropian ka votuar në favor të Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i ka mbijetuar me lehtësi dy mocioneve të votëbesimit në Parlamentin Evropian pasi deputetët kundërshtuan përpjekjet e grupeve të ekstremit të djathtë dhe të majtë për ta shkarkuar atë. Ajo e fitoi votëbesimin e ligjvënësve të BE-së në Parlamentin me 720 ulëse. Von der Leyen e mori mbështetjen e 378 ligjvënësve në votimin e parë, si dhe të 383 të tjerëve në të dytin. Von der Leyen tha në një postim në X se e vlerëson thellësisht mbështetjen dhe se ekipi i saj i komisionarëve do të punojë ngushtë me Parlamentin për t’u përballur me sfidat e Evropës. Të dy mocionet kritikuan von der Leyenin për pranimin e një marrëveshjeje të pabalancuar tarifash me Shtetet e Bashkuara dhe për propozimin e një marrëveshjeje tregtare me bllokun e Amerikës së Jugut, Mercosur, që kritikët thonë se kërcënon bujqit dhe mjedisin.

Marrëveshjet me SHBA-në dhe Mercosurin do t’i nënshtrohen votimeve në Parlamentin Evropian në muajt e ardhshëm. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button