Parlamenti izraelit voton kundër themelimit të shtetit palestinez
Parlamenti izraelit voton kundër themelimit të shtetit palestinez
Parlamenti i Izraelit (i njohur si Knesset) ka votuar në favor të thirrjeve të Benjamin Netanyahut për të kundërshtuar dhe hedhur poshtë deklaratat e vendeve perëndimore për krijimin e një shteti palestinez.
Vetëm nëntë e kundërshtuan mocionin, me 99 vota pro, raporton skynews.
Kryeministri izraelit tha se një përpjekje për t’ia imponuar në mënyrë të njëanshme një shtet palestinez, “vetëm do të rrezikonte Izraelin dhe do të parandalonte paqen e vërtetë që ne të gjithë e kërkojmë”.