Parlamenti ukrainas miraton emërimin e prokurorit të ri të përgjithshëm

Parlamenti ukrainas miraton emërimin e prokurorit të ri të përgjithshëm

Parlamenti i Ukrainës miratoi sot emërimin e deputetit Andriy Kostin në postin e Prokurorit të Përgjithshëm të vendit, njoftoi Prokuroria e Përgjithshme.

Dyqind e nëntëdhjetë e nëntë deputetë nga gjithsej 450 miratuan emërimin e Kostin, raportojnë medire vendase.

Kostin është anëtar i partisë së Presidentit Volodymyr Zelensky, “Shërbëtori i Popullit”.

Presidenti kishte emëruar më parë Kostin për të zëvendësuar Irina Verediktova, e cila u tërhoq nga posti i prokurores së përgjithshme në fillim të këtij muaji.

Parlamenti shkarkoi zyrtarisht Benediktova-n dhe shefin e Shërbimit të Sigurisë së Brendshme, Ivan Bakanov më 19 korrik, dy ditë pasi Zelensky i pezulloi ata duke i akuzuar se nuk kishin çrrënjosur spiunët rusë nga shërbimet e tyre pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt.

Pas këtij votimi, kreu i grupit parlamentar të partisë në pushtet dhe një aleat i ngushtë i Zelenskit, David Arahamia, shkroi në Telegram se Venediktova “mbetet në grup” dhe la të kuptohet se ajo do të merrte një post diplomatik.

LEXO EDHE:

Back to top button