Partitë mbështesin bojkotin, opozita e quan cinizëm mbështetjen që pushtetit i jep bojkotit

Partitë mbështesin bojkotin, opozita e quan cinizëm mbështetjen që pushtetit i jep bojkotit

Gazetare: Fatlume Dervishi

Të gjitha partitë politike, pavarësisht nivelit të tyre të përgjegjësisë, mbështesin bojkotimin e marketeve nga ana e qytetarëve. Kreu i LSDM-së Venko Filipçe thotë se qeveria nuk duhet të mbështesë, por të ndërmarrë masa konkrete.

“Shqetëson moskokëçarja dhe mosinteresimi i qeverisë të ndërmarrë ndonjë masë. Madje edhe me një cinizëm i mbështesin qytetarët të protestojnë kurse në fakt, protesta e qytetarëve për çmimet e larta dhe për marketet duhet në realitet të drejtohet ka qeveria sepse ajo është përgjegjëse për formimin e çmimeve, është përgjegjëse që të kujdeset për qytetarët që të mos përjetojnë këto rritje të çmimeve, veçanërisht në situatën kur nuk dëgjohen kërkesat e tyre për rritjen e pagave”, tha Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së.

VLEN thonë se kuptojnë nevojën e patjetërsueshme të qytetarëve për ta realizuar këtë bojkot, që përmes kësaj të alarmohen profiterët në kurriz të popullit. Thonë se si parti në pushtet, kanë ndërmarrë masa.

“Ne kuptojmë peshën dhe përgjegjësinë tonë si koalicion VLEN që jemi pjesë e pushtetit dhe kemi përgjegjësi institucionale… kemi miratuar masa për të mbrojtur standardin e jetesës së qytetarëve duke ngrirë marzhën e produkteve ushqimore bazë në mënyrë që të mos çojë në rritje enorme të çmimeve ku nuk ka bazë për atë dhe në këtë drejtim mirëpresim iniciativat e tilla dhe qytetarët me aktivitete të tilla”, thonë nga VLEN.

BDI-ja një ditë më parë kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të Ministrit të Ekonomisë dhe marrjen e masave urgjente për të ndalur rritjen e padrejtë të çmimeve. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button