Ndryshimet që miratoi Kuvendi/ Inspektoratet do to të jenë organe nën kompetenca të ministrive, në vend se të jenë organe të pavarura!
Ndryshimet që miratoi Kuvendi/ Inspektoratet do to të jenë organe nën kompetenca të ministrive, në vend se të jenë organe të pavarura!

Gazetar: Suad Bajrami
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me 66 vota “Për”, miratoi ndryshimet e Ligjit për Mbikëqyrje Inspektuese me procedurë të shpejtë. Sipas ndryshimeve, inspektoratet do të vazhdojnë të punojnë si organe në përbërje të ministrive dhe nuk do të kenë llogari buxhetore të tyre. Sipas LSDM-së, ndryshimet e djeshme, janë vazhdimësi e ndryshimeve të 25 dhjetorit të vitit të kaluar, kur sipas tyre Inspektoret e kanë humbur statusin e personit juridik.
“Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Inspektorati Shtetëror i Punës në të cilët janë të punësuar mbi 600 punëtorë ose mbi 60% të punësuarve në shërbimet inspektuese dhe ashtu sikur inspektoratet tjera prej 27.2024 e kanë humbur cilësinë e personit juridik. Ata nuk janë marrë, e as së shpejti nuk mund të merren pasi aktet e përgjithshme nuk janë të gatshme dhe për atë duhet kohë duke e pasur parasysh se janë inspektorate të mëdha. Dhe tani, juridikisht i keni fshirë me ndryshimet e Ligjit për Mbikëqyrje Inspektuese më 25 dhjetor 2024”, tha Jovanka Trençevska.
Mbetet e paqartë pozita e Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, i cili funksionon me ligj të veçantë. Megjithatë, sipas paralajmërimeve i njëjti do të jetë nën kompetenca të Ministrisë së Drejtësisë.
Opozitarja BDI, sot kishte një reagim jo shumë të qartë të titulluar si sulm i orkestruar ndaj Inspektoratit të Gjuhëve. Sipas tyre, ky institucion po sulmohet qëllimisht dhe në mënyrë të koordinuar me qëllim që si Balancuesi, fillimisht të degradohet, më pas të dobësohet dhe pastaj të shfuqizohet tërësisht.
“BDI dënon ashpër këtë qasje dhe i bën thirrje qeverisë, komunitetit ndërkombëtar dhe të gjithë qytetarëve që të mos lejojnë këtë sulm mbi një mekanizëm kyç për ruajtjen e barazisë dhe implementimin e Marrëveshjes së Ohrit”, thonë nga BDI.
Sipas ndryshimit të Ligjit, Inspektoratet gjithashtu nuk do të munden në mënyrë të pavarur të zbatojnë procedura për furnizime publike dhe punësime, e as të vendosin për të drejtat dhe obligimet nga marrëdhënia e punës. Kjo, bëhet me qëllim që të përforcohet roli i ministrive në lidhje me mbikëqyrjen e ligjeve që kanë nën kompetenca./ Alsat.mk