Partitë përplasen për kontestin me Sofjen

LSDM-ја siguron se nuk ka pasur bisedime zyrtare midis Shkupit dhe Sofjes këtë fundjavë. Partia mohon deklaratën e liderit të VMRO DPMNE, Hristijan Mickoski i cili një ditë më parë theksoi se identiteti maqedonas është duke u nëpërkëmbur në Sofje këto dy ditë. LSDM pyeti kreun e partisë opozitare me cilat struktura bullgare bashkëpunojnë dhe pretendojnë se kanë prova për këtë.

 Ai personalisht tha në protesta se Maqedonia po copëtohet këtë fundjavë. Ja, këtu iu përgjigja pyetjes së mëparshme dhe thash në konferencën për shtyp, nuk ka bisedime dhe as ka ndonjë zyrtar në Sofje për momentin. Ajo që ne po i bëjmë thirrje Hristijan Mickoskit të thotë para qytetarëve, pasi kemi informacion se deri më tani, kur shkonim në konferenca për shtyp për t’iu përgjigjur pyetjeve thelbësore, pas një kohe ai dilte me prova se ishte e vërtetë – Kostadin Kostadinov, zëdhënës i LSDM-së.

Opozita ngriti tezgë të improvizuar përpara Qeverisë, duke ironizuar mënyrën e negociatave me Bullgarinë dhe, siç thonë ata, shitjen e identitetit maqedonas si në treg. Ata përsëri kërkuan dorëheqjen e Kryeministrit Zoran Zaev.

Nga këtu ne i bëjmë thirrje popullit maqedonas dhe të gjithë qytetarëve të tjerë që të jenë vigjilentë sepse në ditët në vijim presim që Zoran Zaev është i gatshëm të nënshkruajë siç Ministër i tij i Punëve të Jashtme Osmani, e quan – udhërrëfyes. VMRO-DPMNE-ja këtë nuk e pranon dhe prej këtu u bëjmë thirrje qytetarëve maqedonas të jenë të bashkuar- Aleksandar Pandov, VMRO-DPMNE.

Megjithatë, LSDM pohon se asnjë marrëveshje e re nuk do të nënshkruhet me Bullgarinë, as nuk do të bëhet aneks i marrëveshjes tashmë të fqinjësisë së mirë. VMRO-DPMNE tashmë me ditë të tëra intensivisht akuzon se kryeministri Zaev e ka shitur historinë, gjuhën dhe identitetin maqedonas, veçanërisht pas intervistës së tij të fundit për një media bullgare.

Bojan stojanovski

LEXO EDHE:

Back to top button