Partneriteti Tottenham-Formula 1: Pista e parë në një stadium!

Totenhami ka njoftuar, përmes një shënimi në faqen e tyre zyrtare, një partneritet 15-vjeçar me Formula 1. Marrëveshja mes palëve, parashikon zbarkimin në Londër të një eksperience të re të motorsportit të nënshkruar pikërisht nga Formula 1.

Partneriteti do të shohë krijimin e platformës së parë elektrike të kartingut në stadium dhe pistës më të gjatë të brendshme në Londër, me bazë në tribunën ikonike Jugore të stadiumit.

Përvoja e veçantë, e cila nuk do të shihet në asnjë stadium tjetër futbolli në Evropë, do të përfshijë pista të veçanta për të rriturit dhe të rinjtë dhe është akredituar nga Shoqata Kombëtare e Kartingut, duke e bërë objektin një vend potencial në të ardhmen për kombëtaren.

Përvoja e re do të jetë pika qendrore e një partneriteti afatgjatë midis Totenhamit dhe F1, i cili do të synojë të krijojë mundësi praktike dhe karriere për të rinjtë vendas dhe të sjellë diversitet më të madh në industrinë e motorsportit, veçanërisht për gratë dhe grupet e nënpërfaqësuara.

Ai gjithashtu do t’i sigurojë F1 një pikë kontakti në Londër nga e cila do të rritet më tej bazën e saj të tifozëve në mbarë botën.

LEXO EDHE:

Back to top button