Pas 12 vitesh Greqia çlirohet nga monitorimi i BE-së

Pas 12 vitesh Greqia çlirohet nga monitorimi i BE-së

Pas 12 vitesh Greqia çlirohet nga monitorimi i BE-së pasi financat në vend janë stabilizuar.

Greqia ka dalë nga e ashtuquajtura kornizë “e mbikëqyrjes së shtuar” të Bashkimit Evropian që do të thotë se gjatë gjithë kësaj kohe zhvillimet dhe politikat ekonomike të vendit janë monitoruar nga blloku, përmes kësaj kornize, që nga viti 2018, pasi Athina doli nga tri paketat ndërkombëtare të shpëtimit.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis dha mesazhin e tij për këtë ditë historike siç ai e quajti ai për vendin dhe qytetarët. Ai tha se një numër “plagësh” që ishin hapur në shoqëri gjatë 12 viteve të mbikëqyrjes tani i përkasin të kaluarës.

Greqia do të mund të ushtrojë lirisht politikën e saj ekonomike, me prioritete të përcaktuara nga qeveria dhe jo nga Brukseli, ndërsa do t’i nënshtrohet të njëjtave rregulla kontrolli që i nënshtrohet edhe pjesa tjetër e Evropës./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button