Pas 2 vitesh pezullim, Donald Trump kthehet në Facebook dhe Instagram

Pas 2 vitesh pezullim, Donald Trump kthehet në Facebook dhe Instagram

Meta ka njoftuar të mërkurën se do të rikthejë profilet e Donald Trump në Facebook dhe Instagram.

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte përjashtuar para dy vitesh nga këto dy platforma, pas ngjarjeve të 6 Janarit në Kapitol.

“Mendojmë se rreziku (ndaj sigurisë publike) është ulur mjaftueshëm. Për këtë arsye, ne do të rikthejmë profilet e zotit Trump në Facebook dhe Instagram në javët në vijim. Gjithsesi, po e bëjmë këtë me masat e duhura që të mos përsëriten shkeljet e mëparshme”, tha Nick Clegg, President i Çështjeve Botërore të Meta.

LEXO EDHE:

Back to top button