Dogji foton e udhëheqësit, dënohet me vdekje shtatzëna

Dogji foton e udhëheqësit, dënohet me vdekje shtatzëna

Autoritetet në Iran raportohet të kenë dënuar me vdekje një grua shtatzënë me origjinë kurde, e cila dyshohet se i vuri flakën një fotografie të themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, Ruhollah Khomeini.

Lajmi u njoftua nga agjencia “Al Arabiya”, sipas së cilës gruaja të ekzekutohet menjëherë.

Nga ana e tij, Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut bëri thirrje për veprim urgjent për të kundërshtuar vendimin.
Irani prej muajsh është përfshirë nga protestat, pas vrasjes së një të reje nga e ashtuquajtura policia e moralit pasi nuk kishte vendosur si duhet shaminë në kokë.

Qindra persona janë vrarë në këto manifestime, ndërkohë që mijëra të tjerë janë arrestuar dhe dënuar me burg.

LEXO EDHE:

Back to top button