Pas 34 viteve, forcat ajrore amerikane prezantojnë bombarduesin e ri strategjik

Pas 34 viteve, forcat ajrore amerikane prezantojnë bombarduesin e ri strategjik

Forcat ajrore amerikane në dhjetor do të prezantojë aeroplanin e parë strategjik bombardues pas 34 viteve.

Fjala është për bombarduesin B-21 Raider, që u prodhua nga kompania Northrop Grumman.

Nevoja për këtë bombardues është rezultat i plakjes së flotës aktuale të bombarduesve, e zhvillimi i sistemit të mbrojtjes kundërajrore që përdorin kundërshtarët do të thotë se është më e vogël se 10 për qind e flotës, që aktualisht është e aftë të shmang këtë mbrojtje moderne.

Aftësitë e bombarduesve të njohur B-1 dhe B-52 si dhe B-2 në një masë të caktuar, nuk janë të mjaftueshme për të siguruar rrezen dhe depërtimin e forcave ajrore të SHBA-së.

Aftësitë e bombarduesit e B-21 janë kryesisht të mbuluara me fshehtësi, por dihet se është në gjendje të mbajë ngarkesa konvencionale dhe bërthamore.

Aeroplani është prodhuar nga Northrop Grumman, e njëjta kompani që prodhoi B-2 Spirit dhe furnizoi me sistemin kundër radarëve aeroplanët F-35.

Kjo do të thotë se B-21 mund të ketë aftësi superiore të fshehta. Forcat ajrore të SHBA-së, planifikojnë të blejnë 100 aeroplanë të tillë.

LEXO EDHE:

Back to top button