Pas aksidentit me kalë, ish-portieri i PSZH-së nis aventurën e re në Katar

Ish-portieri i PSZH-së, Serhio Riko për shumë kohë qëndroi në koma për shkak të dëmtimeve të rënda që pësoi pasi ra nga kali.

Pasi e la pas atë aksident të tmerrshëm, 31 vjeçari ka punuar shumë në procesin e tij të rehabilitimit dhe tani është gati të vendosë sërish dorezat.

Një vit e gjysmë pas gjendjes së tij, ai nënshkroi me klubin e Al-Gharafa SC në Katar. Tashmë spanjolli i është bashkuar klubit, ku është gati për një sezon të ri.

LEXO EDHE:

Back to top button