Përfshirja e BDI-së në Qeveri?! Përplasen VMRO e LSDM

Përfshirja e BDI-së në Qeveri?! Përplasen VMRO e LSDM

Partitë maqedonase janë përplasur për mundësinë e përfshirjes së BDI-së në qeveri. Oliver Spasovski nga LSDM dje tha se pret që BDI t’i bashkohet qeverisë, pasi ka marrëdhënie të mira me VMRO-DPMNE-në. Sipas tij, këtë e dëshmon mbështetja e BDI-së për ligjin që mundësoi riorganizimin e qeverisë dhe Ligjin për Vetëqeverisje Lokale. Por VMRO-DPMNE e ka porositur Spasovskin që të mos shqetësohet pasi nuk do t’ua marrin BDI-në. Partia në pushtet, thekson që Spasovski në vend që të fshihet diku dhe të turpërohet për atë që ishte ministër në MPB me numrin më të madh të vrasjeve për të cilat kryerësit nuk janë kapur, ai del dhe jep intervista dha deklarata. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button