Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, mësohen lojtarët që mund të largohen nga Interi

Interi përjetoi një nga goditjet më të rënda të sezonit, duke u eliminuar në mënyrë të papritur nga Bodo/Glimt në fazën e 1/16-ve të Ligës së Kampionëve.

Mungesa e të ardhurave nga kompeticioni më prestigjioz evropian pritet të ndikojë në strategjinë e afatit kalimtar, ndërsa në Itali kanë nisur spekulimet për një verë me lëvizje të bujshme dhe sakrifica të mundshme. Në qendër të vëmendjes janë disa nga asetet më të çmuara të skuadrës si Alesandro Bastoni, Federiko Dimarko, Markus Turam, Nikolo Barella dhe Lautaro Martinez.

Interesi nga klubet e mëdha evropiane nuk mungon, Barcelona po ndjek nga afër situatën e Bastonit, të cilin e konsideron përforcim strategjik në mbrojtje, ndërsa në radarët katalanas figurojnë gjithashtu Markus Turam dhe Lautaro Martinez për repartin ofensiv. Nga ana tjetër, Real Madridi vlerëson profilin e Barellës, një mesfushor me intensitet, vizion dhe cilësi teknike.

Federiko Dimarko, ndërkohë, përflitet për një transferim të mundshëm në Premier Ligën, ku disa klube elitare kanë shprehur interes konkret. Drejtuesit e Interit nuk synojnë një shpërbërje të skuadrës, por realiteti financiar pas eliminimit evropian mund t’i detyrojë të shqyrtojnë oferta të rëndësishme.

Disfata ndaj Bodo/Glimt rrezikon të shënojë një pikë kthese për klubin milanez. Ajo që dukej si një projekt i konsoliduar mund të përballet me ndryshime të thella, ndërsa gjigantët evropianë po monitorojnë me kujdes çdo zhvillim në “San Siro”.

LEXO EDHE:

Back to top button