Zbuloni kundërshtarët e mundshëm të skuadrave të kualifikuara
U zbuluan 4 skuadrat e para të kualifikuara për në raundin e 16-të më të mirave të Ligën e Kampionëve. Absolutisht që befasia më e madhe e mbrëmjes ishte Bodo/Glimt, që arriti të eliminonte Interin.
Debutuesit norvegjezë në raundin pasardhës do të ndeshjen ose me Mançester Sitin ose Sportingun e Lisbonës. Kundërshtarë “big” edhe për Njukastëllin, që do të ketë përballë ose Çellsin ose Barcelonën.
Atletiko e Madridit do të ketë një rival anglez në turin e radhës, bëhet fjalë për Totenhemin ose Liverpulin. Ndërkohë që Leverkuzenin e pret një nga dy gjigantët e futbollit europian, Bajerni i Munihut ose Arsenalin.
Kundërshtarët e mundshëm:
Njukasëll – Çellsi ose Barcelona
Atletiko Madrid – Totenhem ose Liverpulli
Bodo/ Glimt – Mançester Siti ose Sporting Lisbonë
Bajern Leverkuzen – Bajern Munih ose Arsenali







